LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas përfundimit të vizitës në Jordani, ka vizituar Turqinë, ku është pritur nga ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlit Caushoglu.

Pacolli ka shkruar në Facebook se raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës në Jordani, në Stamboll u prita nga ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë Mevlit Caushoglu.
Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/