LAJMI I FUNDIT:

Pacolli takohet me homologët e tij polak, çek dhe sllovak, diskuton mbi thellimin e bashkëpunimit

Pacolli takohet me homologët e tij polak, çek dhe sllovak, diskuton mbi thellimin e bashkëpunimit

Në kuadër të vizitës në Rumani dhe pjesëmarrjes në takimin jo-formal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar në takime të ndara me ministrin e jashtëm polak, Jacek Czaputowicz atë të Çekisë, Tomas Petricek dhe sllovakun, Miroslav Lajcak.

Gjatë takimit me kryediplomatin polak, ministri i jashtëm, Pacolli, është siguruar për përkrahjen e këtij shteti në të gjitha proceset integruese ndërkombëtare të vendit tonë si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Më pas, është shfaqur interesim mbi mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përderisa diplomati polak kërkoi ri-shqyrtimin e taksës së vendosur ndaj Serbisë.


Samiti Procesit të Berlinit, i cili sivjet do të mbahet në Poloni ka qenë temë tjetër diskutimi në mes dy bashkëbiseduesve, ku u theksua se Polonia mbetet e përkushtuar për procesin e zgjerimit edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do ta ndihmojë atë në përafrimin me BE-në.

Gjatë orëve të pasdites, ministri i jashtëm Pacolli takoi edhe ministrin e jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek.

Edhe në kuadër të këtij takimi dypalësh, homologu i tij çek ka shprehur mbështetjen çeke në të gjitha proceset e rëndësishme të integrimit ndërkombëtarë të Kosovës, ndërsa është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në krijimin e kushteve për investitorët çek në Kosovë.

Në vazhdim të këtij takimi është bërë e ditur se po punohet edhe në përcaktimin e një date për vizitën e ministrit Pacolli në Pragë, me qëllimin e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Takimi me ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, ishte aktiviteti tjetër i numrit dy të Qeverisë Pacolli, gjatë qëndrimit në Bukuresht.

Ministri sllovak ofroi çdo lloj ndihme, që vendi i tij mund të ofrojë ndaj Kosovës, shprehi interesimin e shtetit sllovak për stabilitetin në Ballkan dhe mbështetjen e dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do ta vizitojë vendin tonë, si kryesues i radhës i OSBE-së.

Sllovakia, sipas kryediplomatit sllovak, Lajcak, nuk e kundërshton procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërkohë që është shprehur interesimi i këtij shteti për thellimin e bashkëpunimit dhe diskutimit të mundësive për hapjen e Zyrës Përfaqësuese të vendit tonë në Bratislavë.

Në margjina të takimit jo-formal, të organizuar nga shteti i Rumanisë, ministri Pacolli ka takuar edhe homologun e tij slloven, Miro Cerar, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Gjatë takimit me ministrin e jashtëm slloven, është biseduar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e tyre në proceset e tjera integruese euro-atlantike, ndërsa me dy bashkëbiseduesit e tjerë nga BE-ja ka folur për procesin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me këtë rast, ministri Pacolli kërkoi, që dialogu të vazhdoj pavarësisht masës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Nga ana e tyre bashkëbiseduesit nga BE-ja kanë thënë se dialogu duhet që patjetër të vazhdojë dhe se do të bëjnë përpjekje për ta ri-filluar atë.

Më poshtë, e gjeni linkun me video-pamje nga vizita në Rumani dhe takimet e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Pacolli, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori