Kryetari i AKR-së, njëherit ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli u është drejtuar përmes një letre publike, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrit të Mjedisit, Liburin Aliu.
Pacolli përmes kësaj letre ka shkruar se se çdo gjë ka stagnuar në rrafshin ekonomik, dhe se po bëhet shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.
“Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare”, shkruan kryetari i AKR-së.
Ai ka shtuar se nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2021, si dhe sipas tij kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.
Postimi i plotë:
E nderuara ministre e Ekonomisë
I nderuar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,
Duke mos pretenduar të hyj në kampet tjera të programit të Qeverisë, unë dua të ndalem te hallet e përditshme të qytetarëve dhe te stagnimi i çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe te shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.
Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne atë rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare. Nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2021. Kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.
Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatërruar por paraqesin edhe rrezik permanent për jetrat e njerëzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thyera, të rrezuar, të shtrembëruar, të zhytur e më përplot mbeturina. Është një ofendim për shoqërinë tonë.
Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Përveç shkatërrimit të makinave, nga ato gropa rrezikojnë edhe jetrat e njerëzve. Ju lutem shkoni e shifni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor neper pjesën lindore te Kosovës,(rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që shërben edhe si rruge neper të cilën transportohen mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!,andaj duhet të reagoni urgjentisht.
Duhet reaguar urgjentisht edhe për mbrojtjen e ambientit. Shtretërit e lumenjve po shndërrohen në deponi mbeturinash e pyjet po prehen e po degradohet mjedisi ynë. Kjo letër, i nderuar ministër, nuk ka asnjë qëllim të keq dhe nuk duhet të kuptohet ndryshe, përveç një thirrje për te intervenuar sa me pare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë