Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën Qeverisë Kurti, por thotë se vota u dha në kushte krejtësisht tjera.
Pacolli thotë se ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovës.
“Jo unë nuk i bie pishman. Dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë, do nisesha prapë”, tha Pacolli në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
“Votën e kam dhënë në kushte krejtësisht tjera, të urtë, faleminderit, gjentil. Votën ia kam dhënë me bindje, nga vullneti im, se kjo qeveri Kosovën do ta çojë shumë shpejt përpara dhe do t’i eliminonte ato probleme me të cilat ishte ballafaquar Kosova”.
Pacolli foli edhe për rikthimin në politikë.
Ai deklaroi se bashkëpunëtorët e tij, ata me të cilët tha se ka rrugëtuar gjatë, i kanë thënë se nuk është koha që ai të ndalet dhe se ka vendosur më pas që t’i rikthehet politikës dhe t’i bashkohet koalicionit “Lista për Familjen” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Edhe kësaj radhe po i hyjmë zgjedhjeve. Kam kontaktuar me shokë e bashkëpunëtorë të mi, dhe vendosëm të ecim së bashku në një koalicion të ri. T’i japim krahë diçkaje që është e shenjtë për mua, familja”, deklaroi ai.
Pacolli tutje shtoi se ende nuk është vendosur pozicioni i tij në koalicion dhe se ende nuk i kanë gati as listat zgjedhore, por theksoi se janë duke punuar në një program dinjitoz.
“Besoj se miqtë e mi me të cilët do të ecim përpara, ata do të vendosin për vendin tim ku e kam, por ata duhet ta dinë se ai vend duhet të jetë për mua”, deklaroi Pacolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale