Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka folur për kërcënimet që i janë bërë atij dhe familjes.
Në një intervistë për Euronewsal, ai theksoi se militantët e Vetëvendosjes e kanë kërcënuar atë duke i çuar fotografi të djalit të tij, ndërsa theksoi se kjo ka qenë hera e parë që ai ka pasur frikë nga institucionet e shtetit të Kosovës.
“Unë kam pasur qindra kërcënime, prej militantëve të VV, që ata të bënin çmos që unë të mos jetoj më. Ata më kanë kërcënuar familjen time. Ata kanë çuar fotografi të autobusit që i çon fëmijët e mi në shkollë. Kanë dërguar fotografi të djalit tim. Nuk e tërheq fjalën që e kam thënë se: është hera e parë që kam pasur frikë nga institucionet e shtetit tim. Janë duke u kërcënuar të gjithë. Janë duke u përgatitur lëndët. Siç e dini, mbrëmjen kur kam ardhur në Prishtinë është arrestuar një militanti Vetëvendosjes”, tha Pacolli.
Në lidhje më këto kërcënime, Pacolli paralajmëroi se do denoncojë kryeministrin Albin Kurtin si dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlan, për mënyrën se si janë sjellë me të.
Pacolli shtoi faktin se ai nuk ka votuar për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti, por ky i fundit siç thotë ai, ka nisë të hakmerret ndaj tij në mënyrë krejt të pakuptueshme.
“Do të denoncoj kryeministri, ministrin e Brendshëm, për arsye që të dy këta më kanë kërcënuar në mënyrë brutale dhe këtë nuk mund ta toleroj. Shkuarja ime në Kosovë nuk ka pasur synim vetëm të votoj, por kam shkuar se kam edhe pjesën tjetër të familjes. Unë jam qytetar i lirë dhe udhëtoj kur të dua. Unë e kam votuar këtë qeveri. Interesi im ka qenë se do të këtë ndryshim. Unë nuk e kam votuar rrëzimin e qeverisë, por unë kam qenë personi i parë që Kurti ka nisë t’i hakmerret. Forca ime është ajo që përfaqësoj dhe ajo që duket tek unë. Nuk kam asgjë të fshehur”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës