LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kosovës i nevojitet një plan Marshall!

Pacolli: Kosovës i nevojitet një plan Marshall!

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në prani të një numri të qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Prizren, ka folur për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke vënë theks të veçantë në çështjen e papunësinë dhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

“Ne i kemi dy probleme të mëdha: mungesë të zhvillimit ekonomik dhe mungesë të punësimit. Qeveria jonë nuk ka arritur të tregojë performansë për krijimin e një ambienti apo së paku një shprese për ngritjen e standardit të qytetarëve”, ka Pacolli.

Pacolli e ka akuzuar udhëheqësinë kosovare për dështim në krijimin e një ambienti të sigurt dhe atraktiv për investime.


Ai ka përmendur edhe testimin ndërkombëtar për krahasimet mes shteteve në nivelin arsimor, PISA, ku Kosova doli me rezultat shumë të dobët.

“Qeveritarët tanë marrin hov të marrin merita, por kur vjen puna për marrje të përgjegjësisë, askush nuk përgjigjet”, ka thënë ai.

Lideri i AKR-së para prizrenasve ka thënë se esenca e programit të AKR-së është ekonomia.

“Nëse ka rritje ekonomike, ngritet standardi jetësor e rrjedhimisht edhe vetëdija qytetare”, tha ai. “Kosovës i nevojitet një Marshall plan për rritje ekonomike. AKR-ja garanton se do të reduktojë administratën publike e cila i kushton shumë buxhetit. Ne do ta bëjmë edhe korrigjimin e ligjit i cili ka shumë hapësira për interpretim”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori