LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kisha dashur që Kosova të ishte bashkëthemeluese e Ballkanit të Hapur

Pacolli: Kisha dashur që Kosova të ishte bashkëthemeluese e Ballkanit të Hapur

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli është deklaruar në lidhje me nismën Ballkani i Hapur, e cila po kundërshtohet ashpër nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kosova duhet të kërkojë nga Uashingtoni, Brukseli e Tirana që Ballkanit të Hapur të jetë i hapur për të gjithë.

Sipas tij, nëse nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj nisme, atëherë Kosova duhet të nënshkruajë marrëveshjet e tregut të përbashkët, të cilat u refuzuan në Samitin e Berlinit dhe atë të Bledit.


“Nëse Mali i Zi së shpejti bëhet pjesë e Open Balkans, nuk dua ta shoh Kosovën në një klub me Bosnjën dhe Hercegovinën, cili është një shtet jofunksional dhe nuk është në gjendje të marrë vendime vetë. Dua ta shoh Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Jo në anën e izolimit, por të hapjes dhe bashkëpunimit”, tha Pacolli.

BE për 'Open Balkan': Përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin me përfshirjen edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor
Lexo po ashtu BE për 'Open Balkan': Përfitimet më të mëdha rajonale do të vinin me përfshirjen edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

Tutje theksoi se përfituesit më të mëdhenj të integrimit ekonomik dhe tregtar rajonal do të ishin bizneset kosovare, dhe se duhen më shumë arsye ekonomike dhe racionale sesa izolacioniste për nismën Ballkani i Hapur.

“Sot do të kisha dashur që kryeministri Kurti në Tiranë dhe Kosova të ishte bashkëthemelues i Open Balkan. Unë besoj në një treg rajonal dhe të integruar ku nuk ka barriera për shkëmbimin tregtar dhe ekonomik. Besoj se kjo është e vetmja mënyrë, në mungesë të progresit në integrimin evropian, që rajoni ynë të mos kthehet në izolim dhe nacionalizëm. I vetmi vend që përjeton pengesa sot është Kosova”, shkroi Pacolli, njofton Telegrafi.