Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para ambasadorëve të shteteve ka hapur kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, SEECP, dhe ka prezantuar prioritetet e Kosovës gjatë këtij kryesimi.
Pacolli në hapje ka thënë se kjo është një detyrë e rëndësishme për Kosovën, pasi që sipas tij po ndodhë në të njëjtin vit kur Kosova ka marrë kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).
“Kjo po ndodhë pasi që Kosova po njihet si partnere e besueshme në rajon. Kosova iu bashkua kuadrit të SEECP në Samitin e Bukureshtit në 2014, dhe jemi të lumtur që do të kryesojmë këtë strukturë rajonale për periudhën e ardhshme. Kjo është struktura e vetme politike që rrjedh nga iniciativa e vetë vendeve të rajonit me qëllimin e vetëm që të iu mundësoj anëtarëve të saj afrimin drejt strukturave evropiane dhe euroatlntike, forcimit, dhe transformimit në një zonë të paqes”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij Kosova synon të kontribuoj për mjedis të paqes, sigurisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të kartes së SEECP, deklaratave të Samitit të SEECP, dhe do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë anëtarët. Për këtë ne kemi vendosur tri prioritete gjatë kryesimit tonë që do të përpiqemi t’i arrijmë. Këto prioritete janë:
Fokusimi në lidhshmërinë, pra përdorimi më i mirë i asaj që kemi, rrugë më të mira, lidhje më të mirë mes ekonomisë dhe njerëzve. Jemi të lumtur që janë arritur rezultat gjatë kësaj pranvere, si marrëveshja e tarifave të roaming mes gjashtë shteteve, por ne do të bëjmë përpjekje edhe për fusha të tjera.
Fokusi tek rinia, si rajon në përgjithësi ne kemi filluar ta identifikojmë rininë si një nga asetet kryesore të shoqërtisë sonë. Ndalimi i ikjes së trurit dhe rritja e mobilitetit të të rinjve me rajonin dhe BE-në është prioritet kyç. Kemi ndërmarr masa ta adresojmë këtë çështje në nivel kombëtar. Çelësi i suksesit do të ishte përfshirja e të dyjave strukturave qeveritare dhe shoqërisë civile në një përpjekje drejt luftimit të këtij fenomeni.
Fokusi në kulturë dhe turizëm, Kosova dhe rajoni kanë nevojë të madhe për ribrendim, rizhvilim dhe rindezje të potencialit të tyre të vërtetë turistik dhe kulturorë. Ne kemi shumë gjëra të bukura në Kosovë dhe rajon. Promovimi i kulturës, artistëve të rinj dhe turizmi , është prioritet kyç ku synojmë ta sjellim Kosovën më afër rajonit dhe botës”, ka thënë ai.
Pacolli ndër të tjera ka folur edhe për prioritetet e procesit të integrimit në BE.
“Procesi i integrimit në BE mbetet synimi ynë kryesor që gjatë kryesimit të SEECP do të listojmë prioritetet tona. Do të mundohemi të ndërtojmë sienergji të reja, edhe me Finlandën gjatë presidencës së tyre në Këshillin e BE-së, dhe Kroacinë”, është shprehur ai duke përmendur ngjarjen e fundit në kuadër të SEECP, ku Kosova nuk mori pjesë.
“Aktiviteti përfundimtar i SEECP i organizuar nga Bosnja e Hercegovina ku pozita e Kosovës nuk është respektuar, dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtare. Kjo mund të ishte shmangur me vullnet të mirë politik dhe koordinim mes shteteve. Megjithatë Kosova është e përkushtuar të jetë partner kredibil në rajon dhe në harmoni të plotë me misionin kryesor të SEECP. Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker