LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Familja Daci duhet t’i refuzojë paratë e Qeverisë

Pacolli: Familja Daci duhet t’i refuzojë paratë e Qeverisë

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që, pas vdekjes së zëvendësministrit Arian Daci, familjes Daci t’i ndahen 15 mijë euro, ka nxitur reagimin e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Deputetja Pacolli, në një postim Facebook, ka shkruar se shteti nuk ndau asgjë për punëtorët që humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ajo ka përmendur edhe familjet që kërkonin para për shërimin e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.


“Shumë punëtorë për të siguruar bukën për familjet e tyre kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës ku punonin pa asnjë masë sigurie. Shumë prej tyre kanë lënë prapa fëmijë pa përkujdesje e në kushte të rënda sociale. Shteti nuk ndau asgjë për ta. Shumë familje detyrohen të kërkojnë nga të afërmit e qytetarët që sado që munden t’i ndihmojnë për të paguar shërimin e fëmijëve të tyre. Shumë kërkesa bëhen në sheshe të qyteteve, radio, rrjete sociale e televizione. Shteti nuk është askund. Shteti nuk i ndihmon këto familje”, ka shkruar Pacolli në facebook.

​Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit
Lexo po ashtu ​Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit

Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se familja Daci duhet t’i refuzojë paratë që Qeveria i ndau pas vdekjes së Arian Dacit.

Sipas Pacollit, shteti duhet të garantojë barazi sociale për të gjithë, e të veprojë pa dallim.

“Sot shteti ndau 15.000 euro për familjen Daci. Vdekja e Arianit është humbje e madhe për familjen Daci por paratë nuk e lehtësojnë dhimbjen e tyre dhe nuk ka nevojë për to. Prandaj familja Daci duhet t’i refuzoj paratë. Shteti i drejtë vepron drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Shteti social garanton barazi e mirëqenie për të gjithë. Kosova është shtet, por nuk është shtet i së drejtës e as shtet social”, përfundon postimi i Fitore Pacollit.

Ndryshe, Arian Daci humbi jetën të shtunën në Brezovicë në një ortek të borës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori