LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e ftoi ish-sekretaren Albright ta vizitojë Kosovën

Pacolli e ftoi ish-sekretaren Albright ta vizitojë Kosovën

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ish Sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright, për të cilën ka thënë se vendosmëria dhe këmbëngulja e saj për t’i dalë në krah popullit të Kosovës, e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimi me ish Sekretaren Amerikane të Shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm. 
Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. 
Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë”, ka shkruar Pacolli.

Zëvendëskryeministri Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionir shtetëror të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori