LAJMI I FUNDIT:

Pacolli dhe Chabert diskutojnë për bashkëpunimin Francë-Kosovë

Pacolli dhe Chabert diskutojnë për bashkëpunimin Francë-Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot ne takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Në takimin me ambasadorin e Francës në Kosovë Pacolli vlerësuan lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

Pacolli ka diskutuar për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.


Ambasadori i Francës në Kosovës, ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.

Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Francës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

Ministri i Punëve te Jashtme më pas ka takuar edhe shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takimi, Pacolli, shfaqi përkushtimin e tij për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MPJ-së dhe misionit të EULEX-it.

Në këtë takim, Pacolli kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe EULEX-it.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e Pacollit për bashkëpunim dhe vuri në dukje se misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Lajme
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori