LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i bën thirrje Ruandës për rishqyrtimin e njohjes

Pacolli i bën thirrje Ruandës për rishqyrtimin e njohjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i vendit, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Ruandës ta rishikojë njohjen e Kosovës.

Këtë kërkesë ai e ka bërë teksa ka uruar përfaqësuesit e institucioneve të atjeshme dhe popullin e Ruandës në 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare.

“Përderisa Institucionet dhe populli i Ruandës po shënojnë 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe të qëndrueshme, stabilitet afat-gjatë dhe mirëqenie për popullin”, thuhet në mesazhin e Pacollit, bën të ditur MPJ.


“Ruanda ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e vendit dhe mbetet njëra nga ekonomitë që po rritet më së shpejti në Afrikën Qëndrore, me rritje të GDP-së rreth 8 për qind gjatë viteve të kaluara”, thuhet në letrën e Pacollit.

“Të dy popujt tanë kanë përjetuar tmerret më të rënda përgjatë historisë. Andaj, është koha, që në mes dy vendeve dhe popujve tanë të hapën urat e reja të bashkëpunimit dhe thërras përfaqësuesit e shtetit të Ruandës, që të ri-shqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori