LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i bën thirrje FIFA-s të reagojë pas ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror

Pacolli i bën thirrje FIFA-s të reagojë pas ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Rusi.

Edhe pse Kosova është anëtare e FIFA-s me të drejta të plota, flamuri i vendit tonë është ndaluar në ‘Rusia 2018’ nga autoritetet ruse, madje duke u llogaritur në të njëjtin nivel me flamurin e grupit terrorist, ISIS.

Flamujt e ndaluar në Rusi (Foto: NYTimes)

Flamuri i Kosovës është përfshirë në listën prej mbi 20 flamujve të ndaluar në stadiumet e turneut që janë përfshirë në një dokument prej shtatë faqesh, ku përfshihen edhe flamuri i Tajvanit, Iranit prerevolucionar, si edhe shumë organizatave separatiste.


Reagim për ndalimin e flamurit të Kosovës në Rusi, Hoti: Kjo ndalesë është kryekëput politike
Lexo po ashtu Reagim për ndalimin e flamurit të Kosovës në Rusi, Hoti: Kjo ndalesë është kryekëput politike

Po ashtu, pjesë e kësaj liste është edhe flamuri i Shtetit Islamik. Kjo ka qenë një ndalesë krejtësisht politike dhe një ndërhyrje e politikës në sport, teksa FIFA vazhdimisht e promovon mospërfshirjen e politikës në futboll.

Flamuri i Kosovës në Baku (Foto: Getty Images)

“I zemëruar nga veprimet e Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kampionatit Botëror të FIFA-s”.

“Kosova është anëtare e FIFA-s dhe u bëj thirrje të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës si një anëtar i FIFA-s”.

“Politika duhet të mbetet jashtë sportit”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

La Liga
Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

La Liga
Rashford u jep lamtumirën bashkëlojtarëve te Man United

Rashford u jep lamtumirën bashkëlojtarëve te Man United

Premier League
“Medalje para 15 mijë shikuesve” – Kuka krenar për suksesin në Paris

“Medalje para 15 mijë shikuesve” – Kuka krenar për suksesin në Paris

Xhudo
Historia e dhimbshme e humbjes së babait pasi ia plotësoi ëndrrën e transferimit - rrëfimi me shumë emocion nga Hashani

Historia e dhimbshme e humbjes së babait pasi ia plotësoi ëndrrën e transferimit - rrëfimi me shumë emocion nga Hashani

Ligat tjera
Kalo në kategori