Mbrëmjen e së hënës, në Klinikën e Pulmologjisë shpërtheu bombola e oksigjenit, ku pësoi një paciente e cila ishte duke u trajtuar me COVID-19.
Për shkak të këtij shpërthimi, pacientja ka pësuar djegie të duarve.
Pacientja F. Gj që pësoi këtë incident në Klinikën e Pulmologjisë derisa po trajtohet për coronavirus ka treguar se deri tek shpërthimi kishte ardhur derisa po rregullonte sistemin e oksigjenit.
“Jam që 12 ditë e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë dhe vazhdimisht kemi pas mungesë të oksigjenit, do me thënë bocave të vogla të oksigjenit për pacientët që nuk mund të kryejnë të gjitha shërbimet brenda dhomës ku janë shtrirë. Desha të shkoj për nevoja të mija, duke mos qenë në gjendje pa oksigjen të lëvizim, jam detyruar të blej bocën private dhe në momentin që është dashur ta ndaloj, sistemin e rregullova dhe kam pa që ka eksploduar. Në fakt unë kam mëndu që ka qenë rryma, por kish qenë boca e oksigjenit”, ka treguar ajo për RTK, transmeton KP.
Probleme me bombola të oksigjenit janë raportuar të kenë pas edhe në Spitalin e Gjakovës, por këto pretendime i ka hedhur poshtë drejtori i këtij spitalit, Hlimi Shala.
Ai mbrëmë për RTK, ka thënë se kanë qenë vetëm disa vizitorë aty të cilët sipas tij kanë tentuar të hynë brenda duke shantazhuar me ndaljen e oksigjenit për pacientët.
“Ne kemi një kontratë me Policinë e Kosovës që asiston deri në ora 12 të natës. Sapo ka shkuar policia, përcjellësit, vizitorët kanë vërshuar spitalin dhe në atë moment kur ka ndërhyrë sigurimi i spitalit ata kanë tentuar me shantazhe gjoja se nuk ka oksigjen, gjoja se do t’ia ndalin pacientëve oksigjenin, kanë tentuar të hyjnë brenda. Kjo ka qenë. Oksigjen ka pasur. Furnizim me oksigjen ka ndodhur, operatori ka sjellë oksigjenin dhe asgjë nuk është e vërtetë që është thënë, ka qenë dezinformoftë”, tha Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze