LAJMI I FUNDIT:

Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit në një spital në Rumani

Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit në një spital në Rumani

Një paciente ka vdekur pasi u dogj gjatë operacionit në një spital në Rumani.

Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare, përpara se të kryenin operacionin për kancerin pankreatik më 22 dhjetor.

Por më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit.


Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas.

Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës dhe detajet e asaj që kishte ndodhur, duke u thënë se ishte vetëm një aksident.

“Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi,”- u shprehën ata.

Ministri i shëndetësisë Victor Costache premtoi se do të hetojë incidentin traumatik.

“Kirurgët duhet të ishin të vetëdijshëm se është e ndaluar të përdoret një dezinfektues me bazë alkooli gjatë procedurave kirurgjikale të kryera me një bisturi elektrik,”- ta zv/ministri Horatiu Moldavani. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori