Ka ndërruar jetë personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagëve të marrë gjatë një aksidenti që kishte ndodhur më 29.06.2025, në Istog.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vendim të prokurori, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.


“Raportohet se më 06.07.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 29.06.2025. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/