Për një protezë e cila mungon në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientët po detyrohet ta blejnë vetë protezë që kushton deri në 600 euro. Në ShSKUK, thonë se janë në pritje, që të furnizohen me protezë.
Fatmire Lahut i është dashur të kryej një intervenim në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për hapjen e arteries së gjurit në këmbën e djathtë, e cila i ishte mbyllur pas një komplikimi shëndetësor.
Duke qenë e informuar që klinika nuk ka proteza, para ndërhyrjes ajo e kishte blerë atë edhe pse nuk iu desh ta përdorte.
“Nuk ka proteza, dje e kanë marrë por e kanë kthyer atë se nuk më është përshtatur. E kanë blerë por është kthyer proteza”, thotë për RTV Dukagjinin, pacientja Fatmire Lahu.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari thotë ata kanë arritur ta marrin një arterie nga trupi i pacientes Lahu, duke e bërë të mundur që të mos vendoset protezë fare.
Megjithatë ai pranon se klinika për momentin ka mbetur pa asnjë protezë, dhe pacientët po detyrohen të paguajnë deri në 600 euro për blerjen e tyre.
“Kemi mungesa edhe në materialin harxhues, kemi mungesa edhe në proteza, por besoj se shumë shpejt do të zgjidhet problemi pasi ka premtime dhe lëvizje pozitive në drejtim të përmirësimit të situatës”, shprehet drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari.
Ndërkaq, zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, tha se është duke u shqyrtuar mundësia që kjo klinikë të furnizohet me proteza.
“Kërkesa i është përcjellë barnatores me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Drejtori i përgjithshëm në takimet që ka pasur me zyrtarë nga Ministri e Shëndetësisë por edhe të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kanë shqyrtuar mundësitë për furnizim me proteza, por natyrisht kjo procedurë donë kohë”, thotë Shpend Fazliu – zëdhënës në SHSKUK.
Për mungesë të kushteve në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare nuk mund të kryhen shërbime Endo Vaskulare, delatimi dhe Stentimi.
Pacientët që kanë nevojë për këto shërbime shëndetësore referohen në klinika private apo edhe jashtë vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës