LAJMI I FUNDIT:

Pacientët në spitalet e Shkupit përballen me vështirësi (Video)

Pacientët në spitalet e Shkupit përballen me vështirësi (Video)

Radhë pacientësh prisnin të pranoheshin në kontrolle në Kliniken Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Klimenti i Ohrit. Disa prej tyre janë dërguar në repartin për sëmundje kirurgjike në spitalin ,,8 Shtatori . Mjekët në spitalin e Qytetit kryesisht merren me raste emergjente, për arsye se në ndërtesën e spitalit disa pjesë po riparohen.

Ne spitalin e Qytetit kushtet për punë kurrë s’kanë qenë ideale, por tani punët kanë ardhur deri aty saqë personeli mjekësor detyrohet t’i bartë pacientët në duar.

Problemi u shfaq para 5 ditëve, kur ashensori i ndërtesës u prish. Drejtoresha Jasminka Çabukovska-Radullovska, thotë se po punohet për rregullimin e ashensorit te vjetër.


”Në fazë të rekonstrumit është ashensori i vjetër si dhe montimi i një ashensori të ri. Për këtë arsye, ashensori i vjetër nuk është në funksion shkaku se presim te instalohet ashensor i ri. Për momentin rastet emergjente barten nëpër shkallë. Ne i kemi shërbimet që bëjë bartjen e pacientëve”, tha ajo për TV21.

Reparti i kirurgjisë abdominale dhe ai i fëmijëve punojnë me kapacitete te reduktuara. Kur të zhvillohen punët përfundimtare të rikonstruimit, pritet që spitali të mbyllet plotësisht. Deri në fund te vitit spitali i Qytetit pritet te merr pamje te re. Do te restaurohen dhomat, korridoret dhe sallat operative. Ky është rekonstruimi i dyte i spitalit në 80 vitet e fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori