LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -4° clearsky_night

Pacientët në hall, në QMF-të e Prishtinës nuk ka pediatër – Sadiku e tregon arsyen

Pacientët në hall, në QMF-të e Prishtinës nuk ka pediatër – Sadiku e tregon arsyen
Foto: Arkiv

Orari i shërbimit pediatrik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QMF) të Prishtinës është vetëm nga ora 07:00 deri në orën 15:00. Veç kësaj në shumë QMF nuk ka as pediatër.

Në lidhje me këtë çështje Telegrafi ka pranuar disa ankesa, në të cilat thuhet se qytetarët në mungesë të pediatërve po detyrohen të kërkojnë shërbimet mjekësore në QKUK dhe kjo po shkakton tollovi.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku udhëzimi administrativ nuk lejon punësimin e pediatërve të ri.


Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

“Duke u bazua në një udhëzim administrativ që është 04/2020 që rregullon të punësuarit në qendrat e mjekësisë familjare dhe sipas atij udhëzimi nuk ka të drejtë punësimi i pediatërve apo i mjekëve specialist përveç mjekut familjarë, mjekut të përgjithshëm, mjekut biokimist edhe radiologut, drejtimet e tjera nuk kanë të drejtë me u punësua…Edhe me pas pediatër s’ki të drejtë me punësua se nuk lejohet punësimi i pediatërve në qendrat e mjekësisë familjare”, tha Sadiku për Telegrafin.

Sipas Sadikut, qytetarët po drejtohen në QKUK për shkak të mungesës së Spitalit të Prishtinës.

“Jam i sigurt që për shkak të mungesës së Spitalit të Prishtinës një pjesë e qytetarëve shkojnë drejtpërdrejte në QKU dhe e ngarkojnë QKUK-në. Ne i kemi bë disa takime me shërbimin spitalorë të klinikës universitare se e kemi një marrëveshje me ta të bashkëpunimit dhe njëra prej takimeve që do ta bëjmë në të ardhmen do ta diskutojmë edhe këtë çështje”, tha ai.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë mjeku familjar e ka kualifikimin e duhur që të kryen edhe rolin e pediatrit.

“Sipas specializimit që kryen mjeku familjar domethënë e kryen rolin edhe të pediatrit, a në raste kur ai nuk mund me zgjidhë çështjen udhëzohet në Pediatri” tha Sadiku.

Neni 4, Udhëzimi Administrativ 04/2020

Ndryshe, pika e 7 e nenit 4 të Udhëzimit administrativ 04/2020, thotë se për çfarëdo problemi përjashtuar rastet emergjente, pacienti duhet të vizitojë së pari mjekun familjar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori