PAAFTËSI

Clarice Lispector (1920–1977)
Poezi nga: Clarice Lispector
Përktheu: Kolec P. Traboini
Unë tashmë kam fshehur një dashuri
Nga frika se mos e humbas.
Unë tashmë kam humbur një dashuri
Duke e fshehur atë.
Unë tashmë i mbaj duart larg
Për tu mbrojtur nga çdo prekje.
Por jam shumë më e frikësuar,
Deri në atë pikë sa të mos ndjejnë dhembje.
Unë tashmë i kam larguar njerëzit
Që kam dashur në jetën time,
Por jam penduar aq shumë për këtë.
Kam kaluar netë duke u qarë pse s’më zë gjumi.
Tashmë shkoj për të fjetur aq e lumtur,
Aq sa nuk mund të mbyll sytë.
Besoja aq shumë në dashuritë perfekte,
Tashmë e kuptova se ato nuk ekzistojnë.
Unë tashmë i dua njerëzit që më kanë zhgënjyer,
Unë tashmë i zhgënjej njerëzit që më kanë dashur.
Nga
Telegrafi
31/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































