LAJMI I FUNDIT:

Pa ulje të çmimit, automobilat hibridë janë të rezervuar nga elita

“Ne punojmë shumë për të nxjerrë këto teknologjitë reja, por në qoftë se ato nuk shiten atëherë ato bëhen një barrë e rëndë.”, ka deklaruar zëvendës presidenti i Toytas.

Industria japoneze i kishte rregulluar mirë punët për tu bërë përshtypje gazetarëve internacionalë gjatë samitit të G8 që u mbajt në këtë vend gjatë muajit korrik.

Të gjitha makinat zyrtare ishin hibride ose elektrike. Një nga demonstrimet e reja ishte “Toyota I Real” një makinë që funksiononte me bateri litiumi.


Pronari I Renault-Nissanit thotë se do të jenë skeptikë ndaj fuqisë komerciale të këtyre teknologjive të reja sepse ato nuk shiten mirë.

Në 2007 tregu amerikan mbi të cilin prodhuesit japonezë kanë shumicën e profiteve të tyre, ka përjetuar një rritje të numrit të regjistrimeve të makinave hibride. Me 38% në 350 mijë automobila të shitur, kjo shifër ishte rekord.
Tipi më i shitur në ShBA ka qenë Toyota Prius me 51%.

Skepticizmi ekziston tek të gjithë inxhinierët japonezë që punojnë me këmbëngulje në universitete.

Ata janë të mendimit se nuk mund të arrijnë asgjë pa subvencione publike.

Grupi “Dowaki-San i financuar nga ministria e industrisë ka për prioritet përdorimin e biokarburantëve. Japonia që vuan nga resurset natyrore beson te riciklimi i biomassit për ushqimin në të ardhmen te një pjese të mirë të automobilave.

Dy uzina në Tokushima dhe Shimane punojnë për të prodhuar karburante eksperimentale të përdorura më parë nga centralet elektrike.

Por prodhuesit e automobilave kërkojnë më shumë. Sipas tyre këto lloj automobilash hibridë janë akoma shumë të shtrenjtë dhe do të jenë vetëm për elitën.

Qeveria japoneze është përgjigjur me dy veprime.

Në radhë të parë duke riforcuar rregullimet. Prodhuesit e Japonisë duhet të reduktojnë çlirimet ndotëse me 23.5 % deri në 2015, gjë e cila do të rritë kërkimet për teknologjitë hibride.

Dhe puna e dyte duke zhbllokuar subvencionet. 209 miliardë yenë ose pak më shumë se një miliardë euro do të jepen për këtë sektor deri në 2012 nga të cilat 32 miliardë për lëndët e djegshme të hidrogjenit, 25 miliardë për bateritë dhe 24 miliardë për gazin e lëngshëm.