LAJMI I FUNDIT:

OXFAM kërkon falje për skandalin seksual në Haiti

OXFAM kërkon falje për skandalin seksual në Haiti

Organiza joqeveitare britanike OXFAM i kërkoi falje popullit haitian për skandalin seksual që përfshiu të punësuarit e saj, duke shprehur ‘turpin’ dhe dorëzuar hetimin e brendshëm autoriteteve të Port-au-Prince.

Sipas raportit të brendshëm të vitit 2011, të cilin OXFAM e bëri publik dje në një version pjesërisht të censuruar, përcjell Telegrafi, Roland Van Hauwermeiren, shefi belg i OXFAM për Haitin, kishte pranuar se në vitin 2011 kishte marrëdhënie me prostituta në shtëpinë e tij, qeraja e së cilës paguhej nga organizata.

OXFAM atëherë kishte zgjedhur për t’i ofruar atij një “largim dinjitoz me kusht që ai të bashkëpunonte plotësisht në kryerjen e pjesës tjetër të hulumtimit”.


Hetimi i brendshëm i 2011 kishte ardhur në përfundimin se “asnjë nga akuzat origjinale të mashtrimit, nepotizmit, shfrytëzimit të prostitutave të mitura nuk mund të verifikohej nga hetimi”, por as ‘të përjashtohej’.

“Ne kemi ardhur këtu për të shprehur turpin tonë dhe për t’i kërkuar falje qeverisë së Haitit dhe popullit të saj për atë që ndodhi”, tha Simon Taischerst, drejtor rajonal i OXFAM për Amerikën Latine dhe Karaibet.

“Ne kemi ndërmarrë shumë hapa për të përmirësuar mekanizmin e brendshëm parandalues, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, tha ai.

Prostitucioni në Haiti është i paligjshëm. Pas skandalit të OXFAM, qeveria kishte filluar kërkime mbi funksionimin e të gjitha organizatave joqeveritare.

Javën e kaluar Presidenti i Haitit, Zovenel Moisiu, ishte ankuar se skandali seksual që përfshiu punëtorët e Oxfam-it ishte vetëm ‘maja e ajsbergut’ dhe kërkoi të kryhen hetime për ‘Médecins sans Frontières’ dhe organizata të tjera humanitare që shkuan në Haiti pas tërmetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori