OVL UÇK – Istog nderon dhe kujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një nga momentet më të rëndësishme dhe dramatike në historinë e Kosovës, që simbolizon qëndresën heroike të popullit shqiptar përballë shtypjes dhe agresionit serb.

Kjo epope ka patur një moment kulmor në marsin e vitit 1998, kur familja Jashari në Prekaz bëri një sakrificë të paimagjinueshme në mbrojtje të lirisë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij dhanë jetën për liri, duke u bërë simbol të bashkimit dhe vendosmërisë kombëtare.


OVL UÇK – Istog, nën drejtimin e Kryetarit Muhamet Demaj, ka theksuar se sakrifica e Komandantit Adem Jashari, e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, do të mbetet përherë në kujtesën e shqiptarëve si një moment i pavdekshëm dhe frymëzues për brezat që do të vijnë.

"Lavdi Komandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari, dhe lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit," tha Kryetari Demaj.

OVL UÇK – Istog gjithashtu ftoi të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të ruajnë dhe kujtojnë vlerat e lirisë dhe të sakrificës për një Kosovë të pavarur dhe të fuqishme./Telegrafi/