Otamendi e goditi me bërryl Raphinhan dhe ia mbushi gojën gjak, më herët e kishte goditur edhe Viniciur Juniorin – por shpëtoi në të dy rastet

Nicolas Otamendi e forcoi reputacionin e tij si një i çmendur absolut mbrëmë duke e goditur me bërryl në fytyrë Raphinhan, të cilin më pas e çoi në këmbë sikurse të mos kishte ndodhur asgjë. Argjentinasi pati kontakt edhe me Vinicius Juniorin më herët.
Ndonëse ndeshja e Argjentinës me Brazilin nuk ishte klasike dhe përfundoi pa gola, ajo rezultoi të ishte një ndeshje shumë e ashpër me 42 faulle dhe shtatë kartonë të verdhë.
Në mënyrë të pabesueshme, mbrojtësi i Benficas, Otamendi nuk ishte njëri nga të ndëshkuarit, edhe pse ishte ndoshta më i ashpëri gjatë ndeshjes.
Otmendi lehtë mund të përfundonte edhe në tribuna, duke parë lojën e tij, por gjyqtari vendosi të mos e ndëshkonte edhe përkunder disa ekseseve.
33-vjeçari goditi me bërryl në fytyrë sulmuesin e Leeds Unitedit, Raphinha, kur të dy u përplasën për topin, duke bërë që gjaku të rrjedhë nga goja e kundërshtarit.
Por, në vend që të kërkonte falje, Otamendi thjesht e kapi dhe e ngriti 24-vjeçarin në këmbë dhe u largua si të mos kishte ndodhur asgjë.
Raphinha protestoi ndaj gjyqtarit, por edhe pse me VAR-in në përdorim, Otamendi nuk u penalizua dhe shpëtoi mrekullisht.
Më pas, Raphinhas iu desh të luante me leshi pambuku në gojë për të ndaluar gjakun që i dilte nga goja.
Më herët gjatë lojës, Otamendi pati gjithashtu një ekses me Vinicius Junior, të cilin e goditi me krahë pa asnjë arsye. /Telegrafi/









































