Ish-anëtari i Romës, Interit e Juventusit e ka filluar ndeshjes e Kupës Libertadores nga minuta e parë në ndeshjen mes Boca Juniors dhe Wanderers e fituar nga argjentinasit 2-1, transmeton Telegrafi.

Osvaldo arriti të shënojë gol në minutën e 42-të të ndeshjes, duke ngritur në këmbë mbi 50 mijë tifozë, pasi goli i tij ishte i epërsisë për Bocan dhe i fitores njëkohësisht.


Për sulmuesin problematik ky ishte goli i parë me fanellën e ekipit argjentinas, pas huazimit nga Southampton, por kujtojmë që edhe te skuadra e tij e re, Osvaldo ka pasur probleme jashtë fushës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app