LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Vizita e Lavrov në Serbi do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër

Osmani: Vizita e Lavrov në Serbi do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani për tha se prania e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd do të nënkuptonte mosmbajtjen e samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër më 7 dhe 8 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lavrov nuk mbërriti sot në Beograd, pasi Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria e ndaluan fluturimin, ndërsa në samitin “Ballkanit të Hapur” në Ohër, përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa i ftuar është edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviq.

“Konsideruam se kjo kërkesë e ambasadës për lirimin e këtij fluturimi special i përshtatet edhe qëndrimit tonë ndaj agresionit. Mesazhi është se është e papranueshme të sulmohen vendet e pavarura në shekullin 21. Është një sistem vlerash. Në pyetje ishte mbajtja e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Ohër nëse do të realizohej kjo vizitë.


Nismat rajonale duhet të jenë në kuadrin e disa vlerave dhe parimeve bazë që ne besojmë dhe agresioni rus është në kundërshtim me to. “Dështimi i kësaj vizite inkurajon mbajtjen e një takimi të Ballkanit të Hapur”, tha Osmani për “Sitel”./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori