Osmani-Vickers: Intensifikohet diplomacia ekonomike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë ë Bashkuar
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Përfaqësuesin Special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregti me Ballkanin Perëndimor, deputetin Martin Vickers. Në takim u theksua mbështetja që Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë dhe investitori kryesor i huaj, e gjithashtu është ndër vendet e para e cila për shumë dekada investon në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit ekonomik në këtë pjesë të Ballkanit, njoftojnë nga MPJ.
“Ministri Osmani propozoi që të dyja palët të dakordohen për Planin e Aksionar për vitin 2022 dhe më tej, i cili do të shërbejë si kornizë për zbatimin praktik të të gjitha projekteve të përmendura. Në frymën e bashkëpunimit, në plan ekonomik, u theksua rëndësia e konceptit të ri të diplomacisë ekonomike të cilën e zbaton MPJ dhe u dërgua ftesë e hapur për të vizituar MB, me qëllim shkëmbimin e përvojave të ekipeve të ekspertëve të të dy Ministrive në drejtim të hapjes së tregjeve të reja për produktet e Maqedonisë së Veriut, me theks në vendet e Komonuelthit dhe Lindjes së Largët, ku MB ka lidhje tradicionale tregtare të vjetra.
Martin Vickers, Përfaqësuesi i Special i Kryeministrit të Britanisë së Madhe- Boris Xhonson, duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, paralajmëroi se së shpejti do të bëjë vizitë si Kryetar i grupit parlamentar të miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të diplomacisë parlamentare. Njëherazi ritheksoi se hyrja e kompanive britanike “know how” dhe kompanive që kanë përvojë në energjetikë, infrastrukturë, konceptet e zhvillimit të zgjuar, hekurudhë dhe fusha të tjera kryesore me rëndësi jetike për ne, por edhe rajonin, është një mesazh shumë motivues që duhet t’i japë nxitje të fortë Qeverive në rajon, që të punojnë pikërisht në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kapacitetet e tyre të ardhshme”, njoftojnë nga MPJ.
Në takim, shtojnë nga atje, u theksua edhe rëndësia e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit me çka edhe një here konfirmohet interesi dhe mbështetja e përbashkët politiko-ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar