LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron infermierët për ditën e tyre: Do të kemi nevojë për ju edhe në përballje të tjera në sferën e shëndetit

Osmani uron infermierët për ditën e tyre: Do të kemi nevojë për ju edhe në përballje të tjera në sferën e shëndetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Inferimerëve.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë ditë urime të përzemërta për të gjithë infermieret/ infermierët, të cilët përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë Covid-19, janë jo vetëm shpresa, por edhe ata që e kanë barrën më të madhe të punës.

“Në këtë ditë, dua në veçanti të nderojë kontributin e shumë infermiereve anekënd Kosovës të cilat së shpejti arrijnë moshën e pensionimit dhe të cilat e ushtrojnë këtë profesion prej mbi 40 vitesh. Në mesin e tyre edhe nëna ime, e cila që nga mosha 18 vjeçare e deri sot me mbi 4 dekada kontribut, asnjëherë nuk e humbi vullnetin e zellin për t’i shërbyer pacientëve”, ka shkruar Osmani.


Postimi i plotë:

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Në këtë ditë, urime të përzemërta për të gjithë infermieret /infermierët, të cilët përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë Covid-19, janë jo vetëm shpresa, por edhe ata që e kanë barrën më të madhe të punës. Duke qenë në ballë të sfidës anticovid, infermierët janë aseti më i çmuar në sistemin tonë shëndetësor. Pesha dhe rëndësia e punës së tyre duhet të shpaguhet duke e trajtuar dinjitetshëm angazhimin e çdoditshëm të tyre.

Në këtë ditë, dua në veçanti të nderojë kontributin e shumë infermiereve anekënd Kosovës të cilat së shpejti arrijnë moshën e pensionimit dhe të cilat e ushtrojnë këtë profesion prej mbi 40 vitesh. Në mesin e tyre edhe nëna ime, e cila që nga mosha 18 vjeçare e deri sot me mbi 4 dekada kontribut, asnjëherë nuk e humbi vullnetin e zellin për t’i shërbyer pacientëve. Ajo dhe shumë infermiere të tjera kishin filluar të punojnë në kohë jo të lehta te dominimit të patriarkatit, ishin dëbuar dhunshëm nga puna gjatë regjimit të Millosheviqit, por kishin vazhduar kontributin edhe gjatë viteve të 90-ta nëpërmjet sistemit paralel shëndetësor “Nënë Terezë”’. Së fundi, nuk u ndalën në asnjë moment në përballje me pandeminë.

Infermiere/infermierë të nderuar, jemi krenar me punën tuaj. Ne do të kemi nevojë për ju edhe kur pandemia të kalojë. Ndaj duam që heronj t`u kemi sot, por edhe nesër në përballje të tjera në sferën e shëndetit!

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori