Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Riad, është takuar me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shkruan se takimi ishte shumë i frytshëm dhe thekson marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Jordanisë, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.


Gjatë bisedës, u konfirmua gatishmëria për thellimin e partneritetit dhe u diskutuan mundësitë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

Ky takim thekson përkushtimin e të dy vendeve për një bashkëpunim më të ngushtë dhe zhvillimin e marrëdhënieve strategjike në rajon.