LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Stoltenberg: Qasja e përbashkët e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor është vendimtare për stabilitetin rajonal

Osmani-Stoltenberg: Qasja e përbashkët e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor është vendimtare për stabilitetin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për aktivitetet e NATO-s në drejtim të përshtatjes me realitetin e ri të sigurisë, përballjes me sfidat dhe forcimit të mbrojtjes dhe parandalimit.

Në fokusin e bisedës ishte situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, si një rajon me interes strategjik për Aleancën.


“Koordinimi i ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përshpejtimi i integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit, janë mjete kyçe për konsolidimin e stabilitetit rajonal dhe mbylljen e vakumit për ndikimet e mundshme destabilizuese nga palët e treta”, theksoi Osmani.

Osmani, shtojnë nga MPJ, theksoi se Maqedonia e Veriut, si aleate e besueshme, mbetet e përkushtuar në vendosmërinë e saj për të kontribuar në paqen globale, sigurinë kolektive dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë drejtim, ai iu referua kontributit tonë në misionet dhe grupet luftarake të NATO-s, si dhe vendosmërinë për të ndarë 2% nga i tërë PBB për mbrojtjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori