LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shpresojmë që taksa për produktet serbe të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë (Video)

Osmani: Shpresojmë që taksa për produktet serbe të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë (Video)

Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se taksa prej 10 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake që futen në Kosovë është vendim i qëlluar.

“Produktet e prodhuesve nga Kosova nuk mund të depërtojnë fare në tregun e Serbisë apo Bosnjës, për arsye burokratike e probleme të ndryshme të përditshme”, tha Osmani në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.

Sekretari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se do të ishte e pëlqyeshme që masa të ishte edhe më e lartë, por e rëndësishme është që vendimi të vazhdojë të jetë në fuqi.


“Besoj se vendimi do të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë e jo si herëve tjera që është tërhequr në një kohë të shkurtër… BE asnjëherë nuk po bën presion ndaj Serbisë, e cila shkel marrëveshjen e CEFTA-s gati çdo ditë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Osmani thotë se produktet e Kosovës shumë më lehtë eksportohen në Suedi se në Serbi.

“Nëse në Suedi dërgohen 100 maune, atje kontrollohen vetëm 4 ose 5 dhe detyrohen të shkojnë në analiza laboratorike. Ndërsa për 10 maune me prodhime nga Kosova që shkojnë në Serbi të gjitha duhet t’iu nënshtrohen analizave laboratorike”, thotë Osmani.

Ai ka thënë se prodhuesi i Kosovës po ka shumë probleme që të jetë konkurrentë në tregun vendor, duke pasur parasysh shumë faktorë.

Sekretari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës thotë se nuk duhet të vihet në dyshim cilësia e produkteve vendore, pasi sipas tij mundësia për inspektimin e këtyre produkteve është shumë më e lehtë se ato që vijnë nga importi.

“Ne nuk e dimë nëse produktet që importohen janë cilësore”, deklaroi Osmani./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori