LAJMI I FUNDIT:

Osmani pranon urime nga liderët botëror dhe të rajonit, i shprehin gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane

Osmani pranon urime nga liderët botëror dhe të rajonit, i shprehin gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian, Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Në urimin e tij, presidentit italian Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkret në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut.


Presidenti Meta, ndërkaq në urimin e tij, ka theksuar se Presidentja Osmani do t`i shërbejë më përgjegjshmëri të lartë unitetit në mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore.

“Në telegramin e presidentit turk Erdogan, shprehu kënaqshmërinë me për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë në sfera të ndryshme, duke shprehur besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kurse presidenti malazez, Gjukanoviq në telegramin e tij ka thënë se me Presidenten Osmani në krye, Kosova do ta konstituojë një epokë të re për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Sipas tij, Mali i Zi do të jetë një fqinj i mirë i Kosovës dhe një partner i përgjegjshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori