LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë

Osmani: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë Zbigniew Rau me qëllim shkëmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale nga raportet bilaterale mes dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut aktivizoi energji të madhe politike për ta kthyer vendin në rrugën drejt BE-së. Zgjidhëm sfidat e pakapërcyeshme që të gjithëve u dukej si mision i pamundshëm. Patëm sukses, sepse kishim motiv të fortë- perspektivën evropiane të vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Ne themi ky proces nuk ka alternativë”, theksoi Osmani.

Osmani theksoi se besoj se me miqtë dhe fqinjët tanë do t’i tejkalojmë problemet dhe do të jemi përsëri shembull për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut. Secili problem është i ndryshëm dhe specifik, por dialogu dhe diplomacia mbeten qasja më e mirë në zgjidhjen e tyre. Si politikanë, shtoi ai, në vendet tona ua kemi borxh qytetarëve tanë për t’i zgjidhur problemet, të kultivojmë paqen dhe të krijojmë kushte për zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë”, theksoi Osmani gjatë bisedës.


Theks i veçant gjatë bisedës u vendos në bashkëpunimin në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me të cilën Polonia kryeson gjatë vitit 2022. Ky bashkëpunim, qëllimi i të cilit është promovimi i vlerave ku bazohet Organizata – demokracia, paqja dhe stabiliteti përmes ndërtimit të besimit duke kultivuar dialog dhe transparencë, merr kuptim në kontekst të kandidaturës së Maqedonisë së Veriut për kryesimin me OSBE-në më vitin 2023, e cila duhet të shqyrtohet në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në fillimin e dhjetorit.

Ministri Osmani e nënvizoi rëndësinë e kandidaturës së vendit tonë si reflektim i arritjeve në plan të brendshëm dhe dëshirës për të dhënë kontributin edhe në organizatat ndërkombëtare multilaterale përmes operacionalizimit të synimeve të OSBE-së, si kryesues i ardhshëm i Organizatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori