97 kërkesa për tu falur një pjesë të dënimit të mbetur, i kanë shkuar në zyre, presidentes së shtetit Vjosa Osmani. Por, Osmani edhe kësaj radhe, ka vendosur të mos e falë asnjë nga ta, ndonëse arsyet nuk dihen. Kjo sipas njohësve të kësaj çështje është shkelje e të drejtave të njeriut.
Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur.
As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka përgatitur dhe proceduar në Presidencë 97 kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Nga zyra e presidentes, nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.
Mosfalja e asnjë të burgosuri, për kaq vite, sipas ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajt është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut unë nuk e di a kanë reaguar të tjerët, mirëpo unë në karrierën time sa kam qenë drejtor i përgjithshëm çdo festë presidentja ose presidenti, ka reaguar dhe ka fal ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, e kjo prej se ka ardhur asnjë nuk është falur, nuk e di ku është arsyeja”, ka thënë Sokol Zogaj – ish drejtor i Shërbimit Korrektues.
Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që meritojnë faljen e një pjese të dënimit, derisa shprehen të habitur me veprimet e Presidencës.
“Një mosfalje e tillë nga presidentja është e paqartë dhe deri diku e papranueshme, është një mundësi që nga të gjithë presidentësh shfrytëzohet, qoftë edhe në festa fetare apo festave të tjera shtetërore, çdo herë presidentët e rezervojnë këtë të drejtë për personat e privuar nga liria, ne çfarë kemi pritur që të paktën në këtë fundvit, presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj për të falur”, tha Valetina Demolli – KMDLNJ.
Ndërkohë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregojnë efektet qe ka falja e një pjese të dënimit, për personat që i plotësojnë kushtet.
“Në disa vite të fundit është ndërtuar praktika ku Zyra e Presidentes së Republikës nuk po e shfrytëzon të drejtën e saj për të ofruar faljen e një pjesë të dënimit për personat që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë. Një qasje e tillë mbetet në diskrecion të plotë të Presidentes për të shfrytëzuar këtë të drejtë ose jo. Sidoqoftë, në praktikë kjo qasje ka efekt në kuptim të pengimit të risocializimit, ri-habilitimit dhe promovimit të idesë se personat që i respektojnë rregullat e shtëpisë në institucionet korrektuese, pendohen për veprat penale që i kanë kryer, dhe punojnë shume për tu kthyer si qytetarë të denjë në shoqëri pas vuajtjes së dënimit. Në këtë drejtim, edhe Zyra e Presidentes duhet të reflektoj dhe të filloj shfrytëzimin e kësaj të drejtë në praktikë duke u siguruar se kjo e drejtë të realizohet në praktikë vetëm për veprat penale që i lejon legjislacioni në Kosovë dhe duke u respektuar procedurat”, tha Ehat Miftaraj – drejtor në IKD.
Në vitin 2022 në zyrën e presidentes së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur, derisa ishin arsyetuar se Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre kërkesave nuk ka rekomanduar asnjë të dënuar për t’u falur.
Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët