LAJMI I FUNDIT:

Osmani për rënien e Murit të Berlinit: Uniteti triumfoi mbi ndarjen

Osmani për rënien e Murit të Berlinit: Uniteti triumfoi mbi ndarjen

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke thënë se liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.

“Më 9 nëntor 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen. Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë”, shkroi ajo në platformën “X”.

Osmani tha se ky ka qenë një moment historik për të gjithë Evropën.


“Muri i Berlinit u kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë nuk mund ta pengojë lirinë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/