LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton 40 vjetorin e demonstratave studentore: Rinia studentore e Kosovës shënoi kthesë historike

Osmani kujton 40 vjetorin e demonstratave studentore: Rinia studentore e Kosovës shënoi kthesë historike

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot ka përkujtuar 40 vjetorin e fillimit të demonstratave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, më 11 mars 1981.

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 40 vjet rinia studentore e Kosovës shënoi kthesë historike jo vetëm në Kosovë, por dhe më gjerë.

“40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e Kosovës, shënoi fillimin e demonstratave, të cilat ishin kthesë historike jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë. Kjo revoltë ‘e bukës’, u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Prej këtu, thirrja për Republikë u shndërrua në kauzë jo vetëm për përmirësimin e pozitës politike të shqiptarëve, por edhe për shtetin, të cilin sot e gëzojmë”, ka shkruar Osmani.


Ajo tutje theksoi se studentët mbajtën gjallë përpjekjen për liri e pavarësi, për Republikën e Kosovës.

“Ky shpirt studentor, mbajti gjallë përpjekjen për liri e pavarësi, për Republikën, të cilën e bëmë realitet dhe të cilën duhet ta forcojmë edhe më tej. Si çdoherë studentët i kanë paraprirë ndryshimeve në Kosovë. Ky ndryshim tashmë është realitet, ndaj sikur dikur kur ishin studentët që na unifikuan në kërkesën tonë për shtet, sot kemi nevojë sërish për një unitet të tillë që ta forcojmë shtetin e Kosovës, ta lartësojmë imazhin e tij dhe ta bëjmë një vend perspektive për rininë tonë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori