Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe Bashkimin Evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Gjermani.
Osmani ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
"Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian", ka deklaruar presidentja.
Më tej, Osmani shtoi se kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























