Osmani në takim me shoqërinë civile në Moldavi: Organizatat qytetare kanë rol kyç në promovimin e dialogut

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Moldavi në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ministri Bujar Osmani u takua sot me përfaqësuesen speciale të çështjeve gjinore, Lilijana Palihoviç, me të cilën ka biseduar edhe për promovimin e grave, paqes dhe sigurisë, si një nga prioritetet e Kryesimit me OSBE-në, por edhe me organizatat e shoqërisë civile që kanë rol kyç në promovimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit.
Siç njoftojnë nga MPJ, ky takim vjen si rezultat i prioriteteve kyçe të Kryesimit me OSBE-në në Maqedoninë e Veriut, që është fokusi te njerëzit, përmirësimi i jetës së tyre dhe përmirësimi i sigurisë njerëzore në rajonin tonë.
“Prandaj ishte e rëndësishme që gjatë vizitës sime të takohesha personalisht me organizatat e shoqërisë civile. Situata në Moldavi është në agjendën e OSBE-së dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë me mbështetjen tonë përmes punës së misionit dhe aktiviteteve më të gjera programore”, tha Osmani.
Osmani theksoi se ka pasur takim produktiv me organizatat e shoqërisë civile nga të dyja anët e lumit në Kishinau dhe se bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë është kyç në procesin e sigurimit të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Moldavi.
“Pikërisht kjo lloj qasje konstruktive dhe gjithëpërfshirëse nevojitet për të ndërtuar besimin dhe nxitjen e paqes”, tha Osmani, duke shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile të mbeten të përfshira në të gjitha proceset.
Duke iu referuar fokusit të fortë te njerëzit në terren, të cilët janë shfrytëzuesit përfundimtarë të aktiviteteve të OSBE-së, ai tha se Maqedonia e Veriut do të forcojë punën në terren të OSBE-së, veçanërisht duke pasur parasysh se Moldavia përballet me sfida specifike, të cilat janë përkeqësuar nga lufta aktuale kundër Ukrainës fqinje.
“Ju meritoni mirënjohje për mënyrat se si populli moldav ka ofruar ndihmë, strehim dhe mbështetje për dhjetëra mijëra refugjatë që ikin nga lufta kundër Ukrainës”, tha kryesuesi Osmani.
Ai foli edhe për procesin e zgjidhjes së çështjes me Transnistrinë, duke iu referuar rolit kyç të OSBE-së në zgjidhjen e kësaj situate. “E vlerësojmë rëndësinë e angazhimit në grupet tematike të punës për të kapërcyer këtë mosmarrëveshje. “Këto janë platforma jashtëzakonisht të rëndësishme për dialog dhe në kuadër të Kryesimit do t’i përqendrojmë përpjekjet tona në mbështetjen e të gjithë vepruesve për të vazhduar këtë dialog dhe për të gjetur zgjidhje në dobi të njerëzve që jetojnë në të dy anët e bregut”, theksoi Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë