LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Peach: Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Osmani në takim me Peach: Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë të punës në RMV.

Siç njoftojnë nga MPJ, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të brendshme politike në vend, por edhe në rajon, si dhe për mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët mes dy vendeve.

“Osmani e informoi të dërguarin special Peach, për zbatimin e reformave nga agjenda evropiane, me theks të veçantë në ripërtëritjen e dialogut me Bullgarinë fqinje dhe vendosjen e një themeli solid për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit në sektorët kyçë të interesit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.


“Të dy bashkëbiseduesit iu referuan edhe sfidave të sigurisë me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë, i dërguari special Peach ripohoi përkushtimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar në Rajon, si dhe rolin e saj në procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë, lidhur me zhvillimet e mundshme të ngjarjeve dhe rolet e dy vendeve si anëtarë të NATO-s në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se bashkëbiseduesit në takim kanë thënë se “miqësia dhe partneriteti tradicional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në tre dekadat e fundit reflektohet përmes dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit të shkëlqyer tregtar dhe sektorial, i cili do të rrisë më tej mundësitë të cilat i ofron Marrëveshja Bilaterale për Tregti, Partneritet dhe Bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori