Bujar Osmani në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së në Bruksel: Nevojitet vendim strategjik për integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së Bujar Osmani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, me të cilin kryesonte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell.
Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e tyre euro integruese në kuadër të agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.
Osmani rikonfirmoi qëndrimin konsistent të vendit tonë si partner kredibil i BE-së në zbatimin e politikës së jashtme të BE-së dhe partnerëve transatlantikë, duke rikujtuar se, në raport me Ukrainën, Maqedonia e Veriut e mbështeti plotësisht qasjen e BE-së, duke dhënë mbështetje të madhe ushtarake, ekonomike dhe gjithsesi politike për pavarësinë dhe sovranitetin e saj, si dhe për rrugën e saj evropiane.
“Agresioni rus ndaj Ukrainës e ka theksuar urgjencën që të kombinohet natyra e brendshme dhe transformuese e politikës së zgjerimit së bashku me dimensionin e saj të pashmangshëm të politikës së jashtme. Interesi ynë i përbashkët është t’i eksplorojmë mënyrat më efektive si ta minojmë ndikimin e vendeve të treta jodemokratike në zemrën e Evropës. Duhet një vendim strategjik për integrim të përshpejtuar të rajonit në BE”, tha ministri Osmani.
Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut jo vetëm që po bën përpjekje të mëdha për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Union, por është bërë shembull në të gjithë rajonin me kulturën e dialogut dhe zgjidhjen me kompromis të çështjeve të hapura.
“Edhe pse nuk jemi drejtpërdrejt në fushën e betejës, megjithatë jemi në fushën e betejës të narrativave dhe dezinformatave dhe duhet t’i shmangim këto përpjekje dhe të hapemi ndaj mundësive përmes pajtimit, dialogut, tejkalimit të trashëgimisë të së kaluarës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me mirëkuptim, respekt dhe zgjidhje reciprokisht të pranueshme”, theksoi Osmani.
Në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, Osmani realizoi takim bilateral me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi, ku diskutoi për rrjedhën e shkëlqyer të procesit të skriningut dhe nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim të vazhdimit të negociatave të anëtarësimit në linjë të përshpejtuar rritëse.
Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri Osmani u takua me Drejtoreshën e Politikave Strategjike të Institutit të Brukselit, Miqtë e Europës, Darmendra Kanani, me të cilën nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me organizimin e Forumit të Prespës për Dialog, i cili këtë vit mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë. Bashkëpunimi me këtë Think-tenk prestigjioz vjen me iniciativën e tyre, ku paraqet edhe një konfirmim të imazhit pozitiv dhe etablimit të Forumit të Prespës për Dialog në rajon dhe Evropë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë