Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në El Salvador, ndërsa ka takuar  nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kanë pasur zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.


447443485 995121331972406 3625290041801658831 n

“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë!

Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, shkruan Osmani. /Telegrafi/