LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Danimarkë takon kryeministren Frederiksen, merr mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës

Osmani në Danimarkë takon kryeministren Frederiksen, merr mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në Danimarkë, ndërsa ka takuar kryeministren e këtij vendi, Mette Frederiksen.

Osmani thekson se në takimin me kryeministren daneze e ka falënderuar për mbështetjen për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur! Në takim me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës…”, shkruan ajo.


Presidentja Osmani dhe kryeministrja Frederiksen diskutuan edhe për Presidencën daneze të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, ku Presidentja shtroi nevojën që të ndërmerren hapa konkret sa i përket integrimit të Kosovës në BE, duke u bazuar në performancën dhe reformat e realizuara në Kosovë.

Presidentja Osmani po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999, ndaj bëri nderime tek Monumenti Kombëtar i Kujtesës së Danimarkës, ku presidentja u prit me nderime ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori