Osmani në Bratisllavë takon të dërguarin e Francës për Ukrainën, Ejbron dhe opozitaren bjelloruse, Tihanovskaja

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pati disa takime me pjesëmarrës të Forumit të Sigurisë GlobSec në Bratisllavë, mes të cilëve edhe me Pjer Ejbronin, të dërguarin e posaçëm të Francës për rindërtim dhe ndihmë për Ukrainën, nga Ministria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme.
Në fokus të bisedimeve ishte procesi i anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku Osmani rikonfirmoi zotimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si e vetmja rrugë drejt progresit dhe të ardhmes evropiane. Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Osmani i njoftoi bashkëbiseduesit për përpjekjet e Organizatës për prioritetin numër 1, kumtoi MPJ.
“OSBE-ja është e pranishme në Ukrainë, e mbështet popullin ukrainas dhe vëzhgon nga afër situatën. Kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut do t’i vë në dispozicion të gjithë mekanizmat e OSBE-së për sigurimin e paqes dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare nga ana e Rusisë”, theksoi Osmani.
Ministri realizoi takim edhe me Svetlana Tihanovskaja, përfaqësuese e opozitës bjelloruse, në të cilën “e theksoi mbështetjen për popullin bjellorus në luftën për demokraci dhe liri, duke theksuar nevojën për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë nga regjimi i Lukashenkos”.
Gjatë ditës së nesërme, Osmani do të ketë fjalim në panelin kushtuar të ardhmes së zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe do të marrë pjesë edhe në tryeza të tjera të rrumbullakëta dhe panel diskutime. Në agjendën e Osmanit gjatë qëndrimit në Bratisllavë janë edhe takime të shumta bilaterale me kolegët e tij, informojnë nga MPJ.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit