LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton Fehmi Aganin: U vra mizorisht nga forca e regjimit gjenocidal të Serbisë

Osmani kujton Fehmi Aganin: U vra mizorisht nga forca e regjimit gjenocidal të Serbisë

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin.

Osmani ka thënë se Agani ishte njeriu që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, transmeton Telegrafi.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë”, ka deklaruar ajo.


Tutje, presidentja ka shtuar se vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat.

“Kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm”, thotë mes tjerash presidentja. /Telegrafi/