Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani tha të mërkurën në tubimin zgjedhor në Degën e I-rë të LDK-së në Prishtinë, se 6 tetori do të jetë dita kur të korruptuarit dhe ata që janë të lidhur me krimin do të largohen nga institucionet.
“Kot e kanë që po tentojnë me i mashtru qytetarët tanë sepse qe 20 vite mashtruan, qe 20 vite gënjyen, që 20 vite zhvatën, e që 20 vite e kanë keqpërdorur besimin tuaj. Ka ardhur koha me ju thanë boll më prej Kodrës së Trimave, e deri në çdo cep tjetër të Kosovës. Dhe këtë boll ma, kanë me e kuptu shumë drejt më 6 tetor në festën e fitores tonë të madhe, kur do të festojë e gjithë Kosova”, tha Osmani.
Sipas njoftimit për media, ajo pohoi se festa në Kosovë tashmë ka filluar dhe ajo do të kulmojë mbrëmjen e 6 tetorit.
“Le t’i kthejnë oponentët tanë politikë sytë kah Kodra e Trimave dhe ta kuptojnë një gjë, njëherë e mirë, se nuk ka gjë që e prish festën tonë pasi më në fund po çlirohet Kosova nga të korruptuarit. Jemi në festë sepse më në fund qytetarët do të kenë perspektivë. Jemi në festë sepse më në fund do të kemi miqësi me SHBA-të. Jemi në festë sepse LDK-ja do të vijë në krye të shtetit”, tha Osmani.
Në këtë tubim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se manipulimet e oponentëve politikë do të vazhdojnë deri më 6 tetor atëherë kur qytetarët e Kosovës me votën e tyre do t’i largojnë nga pushteti.
“Do të manipulojnë edhe sonte edhe nesër edhe pasnesër por ne do t’i zhveshim ata me një votë të madhe për LDK-në më 6 tetor. LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në këtë duhet ta keni të qartë ju dhe krejt Kosova. LDK-ja nuk i ka garantuar koalicion asnjë partie tjetër, sepse me të tjerët do të diskutojmë, por do të diskutojmë me kushte për programin e LDK-së dhe ndërtimin e raporteve të mira me SHBA-të dhe BE-në”, tha Mustafa.
Kryetari i Degës së I-rë, Ismet Beqiri ka thënë se rivalët politikë të LDK-së tashmë e kanë kuptuar se nuk kanë çfarë të kërkojnë në Kodrën e Trimave.
“Le të bahen gati të gjithë rivalët e lodhtë politikë për humbjen që do ta pësojnë më 6 tetor. Kjo datë do të shënojë fundin e shumë hajnave, fajdegjinjve e dilingjinjeve shtetërorë. Paniku i ka kapluar PAN-istat dhe të tjerët. Vota jonë do të jetë votë e fuqishme për Vjosën dhe LDK-në”, tha Beqiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?