LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Siç njoftohet, në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, si dhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Osmani ka theksuar se Kosova i është bashkuar BE-së dhe ShBA-ve, me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë, e cila ka kryer agresion ushtarak ndaj Ukrainës.


Sipas Presidentes, Republika e Kosovës e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe është e gatshme për të strehuar refugjatë ukrainas.

Osmani kërkoi nga ministrja Baerbock mbështetje nga Gjermania për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi se Kosova është e gatshme të plotësoj të gjitha kriteret për anëtarësim në këtë organizatë, pasi që paraqet shtysë të rëndësishme për zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe agjendën evropiane të vendit.

Tutje u shpreh se për Kosovën dhe paqen e sigurinë në rajon, është ekzistenciale fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO.

Agresioni rus në Ukrainë, sipas Presidentes Osmani ka nxitur domosdoshmërinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Aspirata e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s, synon parandalimin e përpjekjeve për ta destabilizuar vendin tonë dhe rajonin nga përpjekjet e Rusisë dhe aleatit të saj, Serbisë”.

Më tej, Osmani ka përmendur kërcënimin që vjen nga bashkëpunimi i ngushtë ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, sikurse edhe nga funksionimi i një qendre ruse afër kufirit me Kosovën.

Në këtë drejtim, Presidentja ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, pastaj në NATO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën, Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik.

Sipas saj, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

“Marrëdhëniet me Gjermaninë i bëjnë edhe më të forta një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë, të cilët jetojnë dhe janë të integruar mirë në Gjermani.  Kosova e konsideron Gjermaninë si një forcë lëvizëse për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit”, tha Osmani/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori