Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit për Paqe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn.
Pas takimit, e para e vendit tha se Korpusi i Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.
“Korpusi i paqes është vërtet personifikimi më i mirë i partneritetit të shkëlqyer mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Një raport i tillë ndërtohet, mirëmbahet dhe zhvillohet pikërisht si rezultat i lidhjes së fortë ndërmjet njerëzve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohëse për këtë kontribut të jashtëzakonshëm të vullnetarëve në drejtim të kultivimit dhe zhvillimit të aftësive të ndryshme tek qytetarët dhe fëmijët tanë nga arti, kultura, mbrojtja e ambientit dhe rëndësia e mbijetesës, respektit dhe paqes që sjellin këto vlera që ne i ndajmë…Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe thellësisë së partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së”, tha Osmani, transmeton KP.
Ndërkaq, drejtoresha e Korpusit të Paqes të ShBA-së Carol Spahn, tha se prej vitit 2014 më shumë se 220 vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë ardhur në Kosovë për të ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe shtyrë përpara paqen në Kosovë.
Përmes këtij korpusi ajo tha se janë mbështetur të rinjtë dhe gratë e Kosovës për të përfituar shkathtësitë për punësim.
“Prej vitit 2014 më shumë se 220 vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë ardhur këtu për të ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe për të shtyrë përpara misionin e Korpusit të Paqes për promovimin e paqes dhe miqësisë në botë. Prandaj populli i Kosovës ka mirëpritur vullnetarët tanë në shkolla, klasa, shtëpi dhe komunitetet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Së bashku vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe partnerët e tyre i kanë zgjeruar njohuritë e gjuhës angleze dhe kanë ndihmuar në shtytjen përpara të projekteve që udhëhiqen nga komunitetet. Po ashtu kanë mbështetur të rinjtë dhe gratë e Kosovës për të përfituar shkathtësitë për punësim”, përfundoi Spahn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri