LAJMI I FUNDIT:

Osmani: BE-ja duhet të lejojë një proces të përshpejtuar evropian, për ata kandidatë që i plotësojnë kushtet

Osmani: BE-ja duhet të lejojë një proces të përshpejtuar evropian, për ata kandidatë që i plotësojnë kushtet

Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në panel-diskutimin e njohur të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR) me temë: “Si të binden evropianët për zgjerimin e BE-së”. Diskutimi u bazua në hulumtimin e ECFR-së, i publikuar në gjashtë vende anëtare të BE-së para Samitit të Unionit.

“Sot, më shumë se kurrë më parë, ekziston një imperativ gjeopolitik për zgjerimin e BE-së. Të mos harrojmë se edhe Ballkani është në “vijën e zjarrit” duke mbrojtur vlerat liberale të Perëndimit, duke u bërë njëkohësisht edhe cak i ndikimeve të huaja dashakeqëse me pasoja të mëdha për të gjithë kontinentin europian. Prandaj, qasja e BE-së duhet të rishqyrtohet dhe të lejojë një proces të përshpejtuar evropian me përfitime të menjëhershme dhe të prekshme për ata kandidatë që i plotësojnë kushtet. Me këtë hap BE-ja do të fillojë të ndërtojë një mburojë gjeopolitike për të mbrojtur demokracinë e saj duke përfshirë vendet e mbetura të Evropës Juglindore”, tha Osmani.

Ministri shtoi se zvarritja e procesit të anëtarësimit ka pasoja negative në dinamikën sociale, duke ndikuar në mbështetjen e qytetarëve. Osmani propozoi një ndryshim në narrativë dhe rregullat e lojës, duke përqëndruar më shumë në ofrimin e qëllimeve afatmesme dhe përfitimeve konkrete për qytetarët.


“Tendenca shqetësuese duhet shmangur duke ndryshuar narrativën, por edhe duke ndryshuar rregullat e lojës. Në vend që fokusi ynë të jetë në anëtarësimin si rezultat përfundimtar, BE-ja duhet t’u ofrojë qytetarëve tanë sa më shumë qëllime afatmesme dhe përfitime konkrete – kjo është arsyeja pse unë angazhohem për më shumë integrim përpara anëtarësimit formal, si përgjigja jonë ndaj konceptit të integrimit gradual”, theksoi Osmani.

Ai gjithashtu theksoi se ky koncept i anëtarësimit me faza, i cili po debatohet në të gjitha kryeqytetet evropiane dhe në Bruksel, është i nevojshëm që në ditët në vijim të materializohet në vendimet e Këshillit dhe të fillojë zbatimi i tij. Paketa bazë nënkupton të paktën pjesëmarrjen në mbledhjet sektoriale të Këshillit të BE-së pa të drejtë vote (status vëzhguesi) dhe pjesëmarrje në Tregun e Përbashkët, si dhe qasje në fondet strukturore dhe të kohezionit të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori