LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më logjik

Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më logjik

“Integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik, i cili do të jetë në funksion të krijimit të një Unioni që do të ekzistojë i bashkuar, i begatë dhe në paqe”.

Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin e tij, në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”.

Në këtë konferencë, që u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Osmani u përqendrua në integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal, duke i vlerësuar si përcaktim i ynë strategjik dhe zgjedhje për të ardhmen.


“Ballkani Perëndimor, ose siç preferoj ta quaj, Evropa Juglindore nuk është një ishull i izoluar, por ndodhet në zemër të Evropës. Të gjitha lidhjet tona, të gjitha rrugët tona kryqëzohen me BE-në. Procesi i integrimit evropian dhe procesi i bashkëpunimit rajonal janë plotësues dhe shpiejnë në të njëjtin qëllim, anëtarësimin e këtij rajoni në BE”, theksoi ministri Osmani.

Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, në këtë ngjarje patën fjalime edhe përfaqësues të shumtë të sferës akademike nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori