LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm për të vërtetën dhe drejtësinë

Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës është i rëndësishëm për të vërtetën dhe drejtësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemi.

Sipas presidentes Osmani, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t’u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, citohet në komunikatë presidentja Osmani, e cila ka nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.


Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Kalo në kategori